Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Tre muaj nuk kanë marrë paga, Sindikata e infermierëve të Kosovës mbanë protestë nesër

Që tre muaj Sindikata e infermierëve të Kosovës dhe stafi mbështetës i angazhuar për gjatë pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë marrë paga.

Si shkak i kësaj, Sindikata e Infermierëve ka reaguar për vonesën e pagave dhe e ka konsideruar të paarsyeshme dhe çasje neglizhuese në raport me këta profesionist.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës me kohë ka kërkuar nga institucionet qoftë përmes reagimeve apo edhe deklarimeve publike që ekzekutimi i pagave të bëhet urgjentisht duke pas parasysh faktin që ndonjë ka mundësi që të varet vetëm nga kjo page”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

Po ashtu, Sindikata e Infermierëve të Kosovë ka kërkuar dhe kërkon që kontratat të cilat pritet të skadojnë gjatë muajit qërshor të vazhdohen, dhe të kthehen në kontrata të rregullta, marrë parasysh mungesen e madhe dhe mbingarkesën e skajshme të stafit infermieror.

Për shkak të pakënaqësive të tyre sindikata ka paralajmëruar protest paqësore për nesër. Protesta pritet të filloj në orën 09:00 deri në orën 10:00 para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë