Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ministri Latifi dhe Kryeminstri Kurti, vizitë në New York, për mundësi bashkëpunimi në aspektin e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, këtë javë vizituan Kolegjin “New York Medicine College”, me seli në New York.

Gjatë kësaj vizite ata ishin takuar me drejtuesit e këtij institucioni, zv.Presidentin Prof. Dr. Salomon Amar, zv.Presidentin për Çështje Qeveritare, Robert Amler dhe zv.Presidentin e Lartë, Michael Newman.

Ministri Latifi në këtë vizitë diskutoi për mundësinë e bashkëpunimit në shumë projekte të ndryshme sa i përket transformimit të sistemit shëndetësor të Kosovës, bashkë me përfaqësuesit e New York Medicine College.

Po ashtu, Ministri Latifi me përfaqësusit e këtij kolegji ka diskutuar edhe për bashkëpunim në aspektin e shkollimit të studentëve nga Kosova, dhe në projektet e ndryshme hulumtuese-shkencore.

Ndërkaq, përfaqësuesit e kolegjit në fjalë ishin të gatshëm për të bashkëpunuar në ato fusha ku Kosova dhe qytetarët e saj kanë interes për të zhvilluar sistemin e shëndetësisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë