Sipas një studimi paraklinik të botuar në revistën e Endocrine Society, minjtë femra të ekspozuara ndaj një tingulli të lartë si britmat mund të kenë zvogëluar rezervën ovariane dhe zvogëlimin e fertilitetit.
Rezerva ovariane është potenciali riprodhues i mbetur brenda dy vezoreve të një gruaje bazuar në numrin dhe cilësinë e vezëve.
Ndërsa, rezerva e zvogëluar ovariane është humbja e potencialit riprodhues normal në vezore për shkak të një numri ose cilësie më të ulët të vezëve të mbetura.
“Ne kemi ekzaminuar efektin e stresit në rezervën ovariane duke përdorur një model të tingullit të britmës tek minjtë,” tha Dr. Wenyan Xi, nga Universitetit Xi’an Jiao Tong në Xian, Kinë.
“Ne zbuluam se minjtë femra të ekspozuara ndaj tingullit të britmës kishin zvogëluar rezervën e vezoreve dhe kishin ulur fertilitetin.”
Studiuesit përdorën një model të tingullit të britmës për të hetuar efektin e stresit në rezervën ovariane te minjtë femra.
Ata i ekspozuan minjtë femra ndaj një tingulli ulëritës për tre javë dhe analizuan efektin në hormonet e tyre seksuale, numrin dhe cilësinë e vezëve të tyre dhe aftësinë e tyre për të mbetur shtatzënë dhe për të pasur fëmijë pas çiftëzimit.
Po ashtu, ata zbuluan se tingulli i britmës uli nivelet e estrogjenit dhe hormonit Anti-Mullerian te minjtë.
Estrogjeni është një grup hormonesh që luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin riprodhues, dhe hormoni Anti-Mullerian është një hormon i prodhuar nga vezoret i cili ndihmon në formimin e organeve riprodhuese.
Tingulli i britmës gjithashtu uli numrin dhe cilësinë e vezëve të grave dhe rezultoi në fertilitet më të vogël.
“Bazuar në këto gjetje, ne sugjerojmë që stresi mund të lidhet me rezervën e zvogëluar të vezoreve”, tha Dr. Xi./MedicalxPress