Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Për vetminë dhe shenjat e saj – tregon psikologia, Ibelinda Halili

Të shtunën në emisionin Familjajonë ishte e ftuar psikologia Ibelinda Halili me të cilën u diskutua rreth shëndetit mendor dhe fokus ju dha vetmisë.

Vetmia është një ndër temat që po preket më së shumti nga psikologët këtë vit, sipas psikologës Halili, kjo po ndodh për shkakë të vitit pandemik që kemi kaluar dhe gjendjes së vështirë në botë.

“Këtë vit fokus i kanë dhënë vetmisë për shkak të pjesës së peridhës së pandemisë dhe problemeve në aspektin e shëndetit mendor ose vështirësive që po paraqiten në të gjithë botë edhe pjesa e luftës që është duke ndodhur. Persona kur ndihen vetëm, më lehtë e kanë të flasin për ankthin ose dicka të tillë por po ekanë shumë të vështirë të tregojnë për ndjenjën e vetmisë.”, tha ajo.

Sipas psikologës sipmtomat e vetmisë janë vështirë të dallohen te dikush kjo sepse njerëyzot vetmin kronike kanë tendecë ta fshehin nga të tjerët në dallim prej problemeve të tjera.

“Vetminë kronike njerëzit kanë tendencë ta heshtin dhe ta fshehin në ambiente me shoqëri ata të cilët shmangen gjatë gjithë kohës ne mund te kemi dyshime por edhe personat që për një kohë të gjatë i kemi pas në krah dhe përnjeherë largohen atherë e dijmë që dicka sështë në rregull,dhe dyshojmë se si po ndjehet”, shtoi psikologia.

Më shumë rreth vetmisë dhe shkaktarëve të saj ndiqeni emsionin e plotë në faqen zyrtare të Familjajonë në facebook dhe youtbe.

Youtube

Arkiva

Kategoritë