Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse terfili me katër fletë konsiderohet me fat?

Një legjendë thotë se historia vjen nga vetë Eva. Ndërsa Adami dhe Eva po largoheshin nga Kopshti i Edenit, Eva (para se të dëbohej për shkak të mëkatit të mollës së famshme), dyshohet se zgjodhi një tërfil me katër gjethe si një kujtim të parajsës dhe kjo lidhje fetare ka bërë që qysh atëherë të konsiderohet se sjell fat të mirë.

Keltët besonin se tërfili me katër fletë kishte një fuqi magjike mbrojtjeje, aftësinë për të shmangur të keqen dhe fatkeqësinë. Besohej gjithashtu se mbajtja e një tërfili i mundësonte mbajtësit të shihte zanat.

Edhe pse tërfili me katër gjethe konsiderohet të jetë jashtëzakonisht i rrallë, thuhet se shkon një në 10,000. Një studim i kryer nga studiues zviceranë analizoi 5.7 milionë tërfili dhe zbuloi se probabiliteti për të gjetur një tërfil me katër fletë është një në 5076!

Një studim gjenetik në Universitetin e Gjeorgjisë arriti në përfundimin se më shumë se tre gjethe në një tërfil janë rezultat i një mutacioni gjenetik në gjenomin e një specie të zakonshme tërfili, shkruan Reader Digest.

U zbulua gjithashtu se probabiliteti për të gjetur një tërfil me pesë gjethe ishte një në 24,390 tërfili me tre gjethe.

Jetëgjatësia e tërfilit varion nga dy vjet, në një vit. Tipike e tërfilit është gjethja trefletëshe, e cila çel lule të vogël të kuqe, lejla, të bardhë ose të verdhë, duke bërë që kjo bimë të dallojë nga lloje të tjera të përngjashme.

E konsideruar si shenjë fati, kjo lule i dhurohet njerëzve më të dashur, ose iu vendoset të vegjëlve në kokën e djepit.

Nëse ju shfaqet në ëndrra, simbolika e tij ka të bëjë me rritjen e të ardhurave dhe fitimeve, përmirësim të shëndetit dhe arritje në karrierë.

Kjo lidhet kryesisht për shkak të ngjyrës së saj, pasi jeshilja në ëndrra lidhet edhe me mirëqenien.

Youtube

Arkiva

Kategoritë