3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Në këtë indeks, Kosova sivjet radhitet në pozitën e 61-të, në krahasim me pozitën e 78-të, që ka mbajtur në vitin 202
Në këtë kategori radhiten edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.
Prej tyre, ngjashëm si Kosova, përmirësim kanë shënuar: Maqedonia e Veriut në pozitën e 57-të nga 90; Serbia në pozitën 79 nga 93 dhe Mali i Zi në pozitën 63 nga 104.
Shqipëria ka pësuar përkeqësim – nga pozita 83 ku ka qenë vitin e kaluar, në pozitën 103.
Ngjashëm edhe Bosnje e Hercegovina: vitin e kaluar ka qenë në pozitën 58, sivjet në 67.