Albina Selmanaj
Çdo vit në fund të prillit zhvillohet jave e imunizimit, qëllimi i të cilës është rritja e ndërgjegjësimit për përfitimet e imunizimit dhe krijimin e një ndjenje pozitive për të.
Rreth tre milionë jetë të fëmijëve brenda vitit dhe më shumë se pesë jetë çdo minutë shpëtojnë nga vaksinimi. Vetëm vaksinat e fruthit vlerësohet se kanë parandaluar mbi 21 milionë vdekje në botë midis 2000 dhe 2017.
Në një intervistë për Familja jonë, specialisti i Politikave Sociale nga Unicef, Dren Rexha tha se vaksinimi i fëmijëve është shumë i rëndësishëm sepse kjo i mbron ata nga sëmundjet vdekjeprurëse.
“Vaksinat ndihmojnë në mbrojtjen e fëmijëve kundër sëmundjeve që mund të shkaktojnë dëm serioz ose vdekje, veçanërisht te njerëzit me sistem imunitar në zhvillim si foshnjat. Është e rëndësishme të vaksinohen fëmijët. Nëse jo, sëmundjet shumë ngjitëse si fruthi, difteria dhe poliomieliti, të cilat dikur ishin zhdukur në shumë vende, do të kthehen. “, tha Rexha.
Sipas specialistit Rexha, vaksinat janë të sigurta kjo sepse atë kalojnë nëpër testime rigoroze të sigurisë para se ato të miratohen për publikun.
“Vaksinat janë shumë të sigurta. Fëmijët kanë më shumë gjasa të lëndohet nga një sëmundje e parandalueshme nga vaksina sesa nga një vaksinë. Të gjitha vaksinat kalojnë nëpër testime rigoroze të sigurisë, duke përfshirë provat klinike, përpara se të miratohen për publikun.”
Ai për fund ka këshilluar prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre në mënyrë që sistemi i tyre imunitar të luftojë infeskionet nga të cilat ata sulmohen.
“Prindërit duhen patjetër të sigurohen që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. Vaksinat ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë infeksionet në mënyrë më efikase”, këshilloi Rexha
Ndryshe, vaksina është një suspenzion i një agjenti infektiv (për shembull virus) ose i pjesëve të tija. Suspenzioni jepet (zakonisht me injeksion) në mënyrë që të japë rezistencë ose imunitet ndaj agjentit infektiv.