Ënjtja e këmbëve mund ti ndodhë kujtdo, veçanërisht nëse keni qëndruar gjatë në këmbë ose keni ecur shumë.
Por, nëse vini re se ënjtja e këmbëve zgjat ose shoqërohet me simptoma të tjera, duhet menjëherë të njoftoni mjekun tuaj. Ënjtja ose edema mund të ketë shumë shkaqe ndaj është e rëndësishme të kuptohet saktë cfarë është duke e shkaktuar atë.
Kur flisni me mjekun, sigurohuni që të përmendni çdo faktor që ndikon në përmirësim ose përkeqësism të gjendjes së këmbëve. Mjeku do t`ju kërkoj të di sa kohë keni me këtë ndryshim dhe nëse situata është përkeqësuar apo përmirësuar me kohën.
Si të kuptojmë shkakun
Shumë pacientë duhet të referohen te një specialist mjek vaskular për vlerësim të problemeve me ënjtjen e këmbëve. Gjatë vizitës tuaj të parë, mjeku mund t`ju drejtojë shumë pyetje për të kuptuar më shumë mbi shkaqet e këtyre simptomave.
Pyetjet nisin nga historia mjekësore personale, për sëmundje si: sëmundjet e zemrës, veshkave, mëlçisë ose tiroides. Nëse vuani nga artriti ose jo. Nëse ënjtja është vetëm në njërën këmbë ose në të dyja. çfarë medikamentesh jeni duke përdorur dhe nëse keni apo jo dhimbje në këmbë.
Barnat që shpesh mund të shkaktojnë ënjtjen e këmbëve përfshijnë medikamnet për tensionin dhe ato kundër dhimbjes.
Po ashtu, është e rëndësishme të referohet për hospitalizm në kohët e fundit, nëse jeni nënshtruar një ndërhyrjeje kirugjikale së fundmi, keni pësuar një dëmtim në këmbë ose keni bëre një udhëtim.
Mjeku do të ekzaminoj këmbët dhe do t`ju pyes nëse ënjtja përkeqësohet në ndonjë orar specifik të ditës, çfarë e nxit më shumë dhe çfarë e lehtëson. Do të përcaktohet se ku është lokalzimi i ënjtjes, janë të prekura të dyja këmbët apo vetëm njëra. Po ashtu, duhet të përcaktohet që nga ku nis ënjtja dhe ku përfundon.
Pyetje të tjera që mund të bëhen nga mjeku:
Gjumi: Sa orë flini natën? A flini në krevat? Nëse flini tetë orë gjumë, e bëni gjumin pa shkëputje apo zgjoheni natën dhe ju duhet kohë për të fjetur sërish?
Aktiviteti fizik: E kaloni ditën duke qëndruar ulur para kompjuterit apo televizorit? A e vështirëson frymëmarrjen ecja? Disa persona e kanë shumë të vështirë të ecurën me kalimin e moshës, madje kanë vështirësi për të kaluar edhe nga njëra dhomë në tjetrën. Kjo mund të jetë një tregues se nuk po funksionojnë siç duhet muskutjë të këmbës, të cilat ndihmojnë pompimin e gjakut nga këmbët.
Jeni mbipeshë? Obeziteti përkeqëson ënjtjen e këmbëve dhe rrit probablitetin që po bëni një jetë sedentare.
Sa kripë konsumoni? Ndoshta nuk i shtoni shumë kripë ushqimeve, por shumë ushqime që hani mund të kenë përmbajte të lartë kripe. Hani ushqime të gatshme? Përdorni ketchup? Hamburger apo ushqime të tjera të shpejta? Të gjitha janë të tejmbushura me kripë.
Keni ndryshuar ilaçet së fundmi? Disa medikamente mund të shkaktojnë ënjtje, kryesisht që prekin të dy këmbët.
Hormonet: Nëse jeni grua, a ndikohet ënjtja nga periudha të caktuara të ciklit menstrual?
Cila është mënyra më e mirë për të trajtuar ënjtjen e këmbëve?
Gjëja e parë që mjeku juaj mund të provojë janë diuretikët (shkarkuesit). Por shpesh ky mund të mos jetë trajtimi më i mirë, veçanërisht nëse ënjtja nuk është e shkaktuar për shkak të shtimit të volumit.
Ndonjëherë, ushtrimi i presionit të duhur me anë të llojeve të përshtatshme të çorapeve është edhe trajtimi më efektiv.
Një tjetër opsion, i cili përdoret kryesisht për trajtimin e limfedemës është përdorimi i teknikave dekongjestive, të cilat me anë të masazhit sigurojën drenimin manual të limfës.
Tek disa persona, ënjtja vjen si pasojë e artritit. Këta pacientë duhet t`i nënshtrohen terapisë fizike për të ndërtuar dhe rritur masën muskulore, çka do të ndihmonte edhe në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.
Mënyrat e trajtimit janë nga më të shumtata, por gjithmonë është e rëndësishme për të kuptuar shkakun e më pas të përcaktohet edhe mënyra e duhur e trajtimit.