Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka hapur konkurs për pesë mjekë specialist.
Konkursi është i hapur për tre mjekë specialist të Mjekësisë Emergjente për Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare, një mjek specialist të Nefrologjisë për Klinikën e Nefrologjisë si dhe një mjek specialist internistë për Qendrën e Hemodializës II në Kodrën e Trimave në kryeqytet.
Sipas njoftimit nga ShSKUK-ja dorëzimi i aplikacionit bëhet nga data 19 maj deri më 26 maj 2022.
Ndërkaq, të drejtë aplikimi kanë të gjithë mjekët specialist të lëmive përkatëse.
KËTU mund të njoftoheni më detajisht për konkursin