Zëvendësdrejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Rrezart Halili, i ka reaguar Shefit të Stafit të Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçelit, për një postim të tij, ku tha se 100 veta janë duke pritur te Qendra e Mjekësisë Familjare V, meqë stafi është në pauzë.
“Perparim Rama Qendra e Mjekësisë Familjare me pauzë? Mbi 100 pacienta presin me fillu puna.A është test edhe kjo?”, kishte thënë Kërqeli në një postim në facebook.
Ndërkaq, një prononcim për Express, Halili ka thënë se edhe në bazë të pamjeve të kamerave, duke pritur s’kanë qenë as 20 veta, e lëre me 100.
Këtë postim të Kërçelit, ai e ka quajtur shpifje, derisa ka thënë se kjo pauzë ekziston që nga paslufta.
Tutje, Halili ka thënë se në rastet urgjente, të gjithëve u ofrohet ndihma.
“Nuk ka pas 100 veta. Kjo pauzë është prej masluftës kjo pauzë ekzistion. Në bazë të incizimeve, nuk janë as 20 veta, le ma 100 siç ka thanë këshilltari i kryekuvendarit, dmth është shpifje. Në raste urgjente, normal që iu ofrohet ndihma. Motra është në sportel dhe jepet ndihma”, ka deklaruar Halili.