Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shqipëria heq masat anti-Covid

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri në mbledhjen e zhvilluar sot ka marrë disa vendime në lidhje me disa nga masat anti-Covid.

Duke filluar nga 1 maji, do të hiqet detyrimi për të paraqitur dokumentin e vaksinës, dokumenti i testimi për SARS Cov2, dhe certifikata e shërimit për shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare.

Gjithashtu do të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës por rekomandohet mbajtja e tyre në ambientet e mbyllura.

Një tjetër vendim i komitetit është lejimi i muzikës pas orës 23:00 dhe rihapja e klubeve të natës.

Gjatë fjalës së saj, zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata që kanë sistem imunitar të kompromentuar, mund të kryejnë dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit.

Rakacolli nënvizoi se komiteti do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe këto masa do të vlerësohen në dinamikë duke u bazuar në nivelin e riskut në vend apo edhe në botë

Youtube

Arkiva

Kategoritë