Java Europiane e Vaksinimit ofron mundёsinë qё, nё prill të çdo viti nё vende tё ndryshme, tё
promovohet rёndёsia dhe pёrfitimet qё shёndeti publik ka nga vaksinat. Qё në fillimet e saj nё
vitin 2005, Java Europiane e Vaksinimit ka arritur tё bёhet njё ngjarje e rёndёsishme me shtrirje
tё gjerё nё rajon, duke pёrfshirё qindra iniciativa qё rrisin ndёrgjegjёsimin mbi kёtё çёshtje.
Zbatimi i gjerё i programeve tё vaksinimit gjatё 30 viteve tё fundit ka çuar nё njё rёnie drastike
tё sёmundshёrisё dhe vdekshmёrisё, tё shkaktuara nga sёmundjet qё parandalohen nga vaksinat.
Rajoni Europian vazhdon të ketë një mbulesë vaksinale të lartë gjatë fëmijërisë. Megjithatë, një
numër jo i vogël fëmijësh nuk marrin mbrojtje vaksinale të nevojshme, duke shërbyer kështu si
transmetues të infeksioneve te personat e tjerë.
Fakte:
- Vaksinimi mbron nga sëmundje të tilla si: hepatiti, fruthi, difteria, pneumonia, shytat,
poliomieliti, kolla e mirë, rubeola, tetanozi, diarreja nga rotavirusi, kanceri i qafës së
mitrës etj., sëmundje të cilat nëse nuk parandalohen nga vaksinat mund të shkaktojnë
paaftësi dhe të çojnë deri në vdekje.
- Në vitin 2016, 1 në 15 fëmijë në rajon nuk u vaksinua me dozën e parë të vaksinës së
fruthit dhe 1 në 21 fëmijë nuk morën asnjë dozë të vaksinës së Difteri-Tetanoz-Pertus.
Këto hendeqe të krijuara kanë çuar në shpërthime të fruthit që mund të shmangeshin nga
vaksinimi.
- Mbulesa vaksinale botërore ka arritur në 86%, pa pësuar ndyshime domethënëse gjatë
viteve të fundit.
- Vaksinimi mund të evitojë përafërsisht 2-3 milionë vdekje çdo vit. Nëse mbulesa
vaksinale do të përmirësohej, atëherë do të parandaloheshin edhe 1,5 milionë vdekje të
tjera.
- Megjithatë, 19.5 milionë fëmijë në mbarë botën nuk po marrin vaksinimin e duhur.