Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
23-29 prilli, Java Evropiane e Vaksinimit

Java Europiane e Vaksinimit ofron mundёsinë qё, nё prill të çdo viti nё vende tё ndryshme, tё
promovohet rёndёsia dhe pёrfitimet qё shёndeti publik ka nga vaksinat. Qё në fillimet e saj nё
vitin 2005, Java Europiane e Vaksinimit ka arritur tё bёhet njё ngjarje e rёndёsishme me shtrirje
tё gjerё nё rajon, duke pёrfshirё qindra iniciativa qё rrisin ndёrgjegjёsimin mbi kёtё çёshtje.


Zbatimi i gjerё i programeve tё vaksinimit gjatё 30 viteve tё fundit ka çuar nё njё rёnie drastike
tё sёmundshёrisё dhe vdekshmёrisё, tё shkaktuara nga sёmundjet qё parandalohen nga vaksinat.
Rajoni Europian vazhdon të ketë një mbulesë vaksinale të lartë gjatë fëmijërisë. Megjithatë, një
numër jo i vogël fëmijësh nuk marrin mbrojtje vaksinale të nevojshme, duke shërbyer kështu si
transmetues të infeksioneve te personat e tjerë.

Fakte:

  • Vaksinimi mbron nga sëmundje të tilla si: hepatiti, fruthi, difteria, pneumonia, shytat,

poliomieliti, kolla e mirë, rubeola, tetanozi, diarreja nga rotavirusi, kanceri i qafës së

mitrës etj., sëmundje të cilat nëse nuk parandalohen nga vaksinat mund të shkaktojnë

paaftësi dhe të çojnë deri në vdekje.

  • Në vitin 2016, 1 në 15 fëmijë në rajon nuk u vaksinua me dozën e parë të vaksinës së

fruthit dhe 1 në 21 fëmijë nuk morën asnjë dozë të vaksinës së Difteri-Tetanoz-Pertus.

Këto hendeqe të krijuara kanë çuar në shpërthime të fruthit që mund të shmangeshin nga

vaksinimi.

  • Mbulesa vaksinale botërore ka arritur në 86%, pa pësuar ndyshime domethënëse gjatë

viteve të fundit.

  • Vaksinimi mund të evitojë përafërsisht 2-3 milionë vdekje çdo vit. Nëse mbulesa

vaksinale do të përmirësohej, atëherë do të parandaloheshin edhe 1,5 milionë vdekje të

tjera.

  • Megjithatë, 19.5 milionë fëmijë në mbarë botën nuk po marrin vaksinimin e duhur.

Youtube

Arkiva

Kategoritë