Dr. Besim Demolli, reumatolog
Përfitimet nga agjërimi gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit janë të jashtëzakonshme, disa prej të cilave janë: shpirtërore, shoqërore dhe shëndetësore. Përfitimet shpirtërore përfshijnë praktikimin dhe forcimin e durimit të dikujt, kontrolli i vetvetes mund të ndihmojë në përmirësimin e devotshmërisë së tyre. Përfitimet shoqërore inkurajojnë dhembshurinë, ndjeshmërinë, mëshirën, barazinë dhe dashurinë për njeriun tuaj për atë që doni për veten tuaj. Njerëzit të cilët kanë agjëruar gjithë jetën e tyre dhe nuk mund ta agjërojnë më, ata shpesh ndihen keq meqë nuk munden të kryejnë këtë obligim. Por, të gjithë duhet ta pranojmë që trupi është një dhuratë e Zotit dhe ne duhet ta trajtojmë atë me kujdes.
Përfitimet shëndetësore janë jashtzakonisht të shumta, disa prej të cilave do të theksohen si më poshtë:
- Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak, duke zvogëluar rezistencën ndaj insulinës
- Ndikon në një shëndet më të mirë duke luftuar inflamacionin.Ndërsa inflamacioni akut është një proces normal imunitar që përdoret për të ndihmuar në luftën kundër infeksioneve, inflamacioni kronik mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin tuaj.
- Ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës suaj dhe në të njëjtën mënyrë duke përmirësuar presionin e gjakut, nivelet e triglicerideve dhe kolesterolit
- Mund të rrisë funksionin e trurit dhe të parandalojë çrregullimet neurodegjenerative
- Ndihmon në humbjen e peshës duke kufizuar marrjen e kalorive dhe rritjen e metabolizmit
- Rrit sekretimin e hormoneve të rritjes, i cili është jetik për rritjen, metabolizmin, humbjen e peshës dhe forcën e muskujve
- Mund të vonojë plakjen dhe të zgjasë jetëgjatësinë.
- Mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit dhe rritjen e efektivitetit të kimioterapisë
Pra, përfitimet shëndetësore të agjërimit janë të njohura për një kohë të gjatë. Agjërimi përmirëson një mënyrë jetese të qëndrueshme të një diete të shëndetshme dhe lejon rritjen e mundshme të humorit, duke ndikuar në nivelet e hormoneve dhe duke ulur sinjalet që lidhen me plakjen, së bashku me shumë përfitime të tjera.
Agjërimi gjithashtu stimulon autofaginë, e cila është mënyra e trupit për detoksimin duke hequr qelizat e dëmtuara dhe rigjeneruar ato të reja. Ky proces është në thelb një formë e vetë-kanibalizmit brenda trupit tuaj, e cila gjithashtu rrit jetëgjatësinë e njeriut.
- A ka ndonjë kategori të sëmundjeve në të cilat agjërimi mund ta përkeqësojë situatën?
Element bazë te agjërimi është largimi nga ushqimi. Mirëpo, ky nuk është qëllimi final i agjërimit, por është mjet për të arritur te qëllimi final. Qëllimin final të agjërimit e ka treguar Zoti i Madhërishëm në Kuran, kur thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
Allahu i Lartësuar na bën me dije se duhet të kihen parasysh rrethanat, kushtet dhe gjendja e besimtarit, i cili e përjeton këtë muaj dhe dëshiron ta agjërojë atë. Për këtë vërtetohet se i sëmuri, i cili nuk ka mundësi ta përballojë agjërimin lirohet nga ky detyrim. Lirimi nga agjërimi i njerëzve të këtillë, provon faktin se me detyrimin e agjërimit nuk synohet vështirësimi ndaj besimtarëve, por kalitja e tyre, arritja e devotshmërisë dhe manifestimi i nënshtrimit ndaj Krijuesit të tyre. Në bazë të kësaj në përgjithësi, agjërimi është i mundur për të gjithë pacientët më sëmundje të lehta dhe të qëndrueshme. Agjërimi nuk duket të ketë efekte të pafavorshme në rrjedhën e sëmundjes në pacientët me sëmundje me aktivitet të lehtë dhe shpesh herë të moderuar. Por, në rastet kur sëmundejt janë me aktivitet të lartë atëher është edhe e kuptueshme se mund të ketë edhe pasoja. Prandaj, krijuesi ynë ka bërë edhe lëhtësime për disa kategori. Konsultohuni me mjekun e juaj edhe mund të merrni rekomandimet se gjendja juaj shëndetësore ua lejon ose jo agjërimin.
- Cilat sëmundje mund të shërohen përmes agjërimit?
Thënë të drejtën, agjërimi ka efekt pozitiv në shumicën e sëmundjeve, si në ato autoimmune ( artrit rheumatoid, lupus eritematoz sistemik, sëmundjen Celiake, sëmundjet inflammatore të zorrëve, sëmundjen e sheqerit, psoriazën dhe artritin psoriatik) ashtu edhe në sëmundjet e lëkurës, sëmundet metabolike, sëmundjet kardiovaskular, sëmundjen Alzheimer, sklerozën multiple, sëmundjet psikiatrike, obezitet e shumë e shumë sëmundje të tjera.
- Si ndikon agjërimi te sëmundja e artritit reumatid?
Agjërimi është i sigurt në pacientët me artrit reumatoid në të cilët sëmundja she me aktivitet të lehtë deri nëtë moderuar dhe janë të qëndrueshëm në trajtim. Nevojiten studime të mëtejshme për të eksploruar efektin e dietës dhe kohëzgjatjen e sëmundjes në efektet e dobishme të agjërimit te këta pacientë.
- A mund të ketë efekte anësore nga agjërimi?
Unë them se agjërimi nuk manifestohet më problem në shëndetin tonë (kuptohet duke i përjashtuar sëmundjet kur edhe mos-agjërimi është i lejuar), nëse në iu përmbahemi udhëzimeve të një ushqyeshmërie normale dhe një hidratimi normal. Pra, me pirjen e shumë lëngjeve, si dhe konsumimin e ushqimeve të pasura me lëngje, të tilla si fruta, perime, kos, supa dhe zierje, është shumë e rëndësishme për të zëvendësuar lëngjet e humbura gjatë ditës dhe për të filluar ditën tjetër të agjërimit të hidratuar mirë. Kripa stimulon etjen dhe prandaj është një ide e mirë të shmangni konsumimin e shumë ushqimeve të kripura. Syfyr, siguron lëngje dhe energji për ditën e agjërimit përpara, kështu që bërja e zgjedhjeve të shëndetshme mund t’ju ndihmojë të përballoni më mirë agjërimin.
Nëse ju nuk jeni hidratuar mirë dhe jeni kequshqyer atëher patjetër se edhe problemet shëndetësore do të jenë evidente. Ankesat më të shpeshta të cilat vijnë si pasojë e dehidrimit janë: ndjenja e etjes, goja e thatë, kokëdhimbjë, marramendje, urinime të rralla, ngjyra e urinës më e mbyllur dhe sasia e urinës më e zviogëluar, rritje e shpeshtësisë të të rrahurave të zemrës, ulje e tensionit arterial, nauze, krampe muskulare, kapsllëk dhe shumë e shumë problem të tjera. Andaj hidratojeni trupin e juaj mjaftueshëm në mënyrë që përfitimi të mos kthehet në pasojë.
- Si duhet vepruar personat me sëmundje autoimune të cilët agjërojnë?
Të sëmurët me sëmundje autoimmune duhet veprojnë si njërëzit e tjerë me kusht që sëmundja e tyre të jetë e formës së lehtë dhe eventualisht e formës së moderuar. Këtë do ta dokumentojmë mbi efektin e agjërimit në sistemine juaj imunitar shkurtimisht në disa përshkrime si më poshtë:
Ndikimi i agjërimi në sistemin imunitar
Mijëra libra janë shkruar për dietat më të fundit dhe më të mira që do të ndihmojnë njerëzit të humbin peshë dhe të përmirësojnë shëndetin. Por një element kryesor në çdo program të shëndetshëm ushqyes të suksesshëm është një metodë e provuar dhe e vërtetë për të cilën shumica e njerëzve nuk e kanë menduar – megjithatë mund të jetë revolucionare për ngritjen e shëndetit në nivelin tjetër. Ky sekret i lashtë është agjërimi.
Agjërimi është një praktikë e abstenimit nga ushqimi dhe konsumimit të ujit për një periudhë kohe. Agjërimi ka një numër përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë një ndikim të fuqishëm në sistemin tuaj imunitar. Le të shohim se si nga agjërimi mund të përfitojë sistemi juaj imunitar dhe si mund të përmirësojë sëmundjen tuaj autoimune.
Agjërimi dhe autofagia
Autofagia është një proces që lejon trupin tuaj të shkatërrojë qelizat dhe përbërësit e qelizave të vjetra, të dëmtuara e të dobësuara dhe t’i riciklojë ato për energji. Kjo stimulon dhe krijon hapësirë për prodhimin e qelizave të reja, të shëndetshme dhe më efikase. Autofagia ndihmon sistemin tuaj imunitar për të kontrolluar replikimin e mikroorganizmave virale dhe intraqelizore e cila si rezultat ka uljen e inflamacionit. Kërkimet kanë treguar se kufizimi i ushqimit përmes agjërimit është një mënyrë fantastike për të arritur autofaginë në trupin tuaj. Një studim ka zbuluar se rregullimi i lartë i autofagisë përmes agjërimit mund të parandalojë, vonojë ose përmirësojë zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative të sistemit nervor qendror (SNQ), siç është skleoza multiple.
Agjërimi dhe mikrobioma
Bilanci juaj i mikrobeve në zorrë luan një rol kritik në përcaktimin e fuqisë së sistemit tuaj imunitar. Kërkimet kanë treguar se agjërimi është një strategji e fuqishme me një ndikim pozitiv në zorrën tuaj. Për shembull, një studim ka treguar se agjërimi ndihmon trupin tuaj të favorizojë rritjen e baktereve të dobishme mbi llojet e baktereve të dëmshme, të tilla si salmonella. Një studim tjetër ka treguar se agjërimi me ndërprerje mund të rrisë shumëllojshmërinë e mikrobeve në zorrë, të përmirësojë rrugët metabolike mikrobike antioksiduese dhe të forcojë sistemin imunitar të atyre me skleozë multiple.
Agjërimi dhe rigjenerimi i qelizave imune
Agjërimi gjithashtu mund të përmirësojë rregullimin e qelizave imune në trupin tuaj. Sipas një studimi të fundit kërkimor, agjërimi i zgjatur që zgjat diku nga 48 deri në 120 orë mund të përmirësojë sistemin tuaj imunitar. Mund të ndihmojë gjithashtu për të aktivizuar disa rrugë që rrisin rezistencën tuaj ndaj stresit dhe toksinave.
Agjërimi gjithashtu mund të ndihmojë në aktivizimin e rigjenerimit të qelizave imune, duke lejuar trupin tuaj të riciklojë qelizat imune të vjetra dhe të dëmtuara dhe të gjenerojë gjak të shëndetshëm dhe një sistem të shëndetshëm imunitar. Ky nuk është vetëm një lajm i mirë për ata me sëmundje autoimune, por mund të jetë i dobishëm për parandalimin e rritjes së tumorit, mbështetjen e trajtimit të kancerit dhe përvojën e përfitimeve kundër plakjes.
Po e përmbyll këtë përshkrim më këtë thënie: “Secili ka një mjek në vete; duhet vetëm ta ndihmojmë në punën e vet. Forca natyrore shëruese përbrenda secilit prej nesh është forca më e madhe për t’u bërë mirë. Ushqimi ynë duhet të jetë ilaçi ynë. Ilaçi ynë duhet të jetë ushqimi ynë. Por të hash kur je sëmurë, do të thotë të ushqesh sëmundjen tënde” – Hippocrates