Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sulmohen tre mjekë nga qentë endacak, reagon ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka konfirmuar përmes një postimi se gjatë 24-orëve të fundit janë sulmuar 3 mjekë nga qentë endacak.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës konifirmon se gjatë 24-orëve të fundit janë sulmuar 3 mjekë nga qentë endacak, 2 në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe 1 jashtë QKUK-së.”, thuhet në postim.

Nga ShSKUK kanë kërkuar dhe kërkojnë nga organet kompetente që të trajtojnë me prioritet çështjen e qenve endacak brenda oborrit të QKUK-së.

Poashtu, ata kanë konfirmuar se tre mjekët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor në kuadër të QKUK-së

Youtube

Arkiva

Kategoritë