Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në 24-orët e fundit ka ofruar shërbime shëndetësore për 213 pacientë, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Unversitar i Kosovës.
Në këtë periudhë kohore janë kryer 4 operacione në sallën emergjente dhe janë mjekuar 16 pacientë si pasojë e aksidenteve në trafik.
Po ashtu edhe 28 pacientë janë spitalizuar për trajtim të mëtejmë mjekësor në klinikat kirurgjike dhe internistike.