Meninget janë tre membrana të mbivendosura me njëra tjetrën të cilat ndërthurin mes tyre strukturat e sistemit nervor qendror (trurit dhe palcës kurrizore) dhe kockën që e rrethon (respektivisht kafka dhe shtylla kurrizore).
Hapësirat kufizuese të meningeve quhen hapësira epidurale, hapësira mes dura mater dhe strukturës së kockës hapësira subdurale, ajo mes dura mater dhe araknoidit hapësira subaraknoidale.
SHKAQET
Duke hequr shkakun e dëmtimit të kokës, që në përgjithësi konsiderohet si një rast i veçantë, shkaku më i zakonshëm i hemorragjisë subaraknoidale është këputja e një aneurizëmi të trurit, një dilatim i arterieve që çon në dobësimin e mureve të saj.
Mes faktorëve të riskut që favozirojnë këtë këputje janë tensioni i lartë, duhanpirja, familjariteti, alkoolizmi dhe konsumi i kokainës.
SIMPTOMAT
Në shumë raste nuk ka simptoma që mund të paraqesin situatën e rëndë që do të pasojë. Këptuja spontane e vazave të gjakut mund të favorizohet nga sforcot fizike qoftë dhe më të thjeshta, si kolla, apo defekimi, një raport seksual apo ngritje peshash.
Simptoma klasike e kësaj hemorragjie është dhimbja e kokës shumë e fortë, që shpesh përshkruhet si “më e forta që mund të ndjehet”, që lind dhe ka tendencë të rritet në harkun e pak sekondave-minutave dhe që shpesh përshkruhet si një pulsim i pjesës së pasme të kokës (zverkut).
Në një të tretën e personave të prekur kjo mbetet simptoma unike, ndërsa pacientë të tjerë mund të kenë: të vjella, konvulsione dhe kriza epileptike, ndryshim të koshiencës, ngurtësim të qafës dhe shqetësime të shikimit.
Në përgjigje të hemorragjisë organizmi prodhon sasi të mëdha adrenaline dhe kjo sjell një rritje të tensionit të zemrës që mund të çojë në ndryshimin e frekuencës kardiake dhe asaj respiratore.
Ethet, dhimbja e kokës dhe gjendja konfuze janë simptoma të zakonshme që mund të ekzistojnë sidomos gjatë 5-10 ditëve të para, e shpesh më gjatë.
KOMPLIKACIONET
Hemorragjia subaraknoidale mund të sjellë komplikacione të rënda si
Hidrocefali: gjaku mund të mpikset dhe të pengojë drenazhimin e lëngut cerebrospinal. Akumulimi i gjakut dhe lëngut në kafkë bën që të rritet presioni. Hidrocefalia shfaqet me dhimbje koke, mungesë gjumi, nauzea dhe të vjella.
Spazmat e vazave: një përqëndrim i menjëherhshëm i mureve vazale që pengon fluksin e gjakut mund të çojë në një iktus ishemik. Ai shfaqet me dobësi në një pjeë të trupit, humbje të ndjeshmërisë në një pjesë të trupit dhe vështirësi në të folur.
Rreziku i zhvillimit të edemës cerebrale (akumulimi i lëngjeve) dhe spazmat e vazave me pasojë infarktin për shkak të zvogëlimit të furnizimit të gjakut në organet delikate është maksimumi 72 orë deri në 10 ditë që nga nisja e hemorragjisë. Një hemorragji e dytë mund të ndodhëbrenda rreth 7 ditësh.
Komplikacionet afatgjata përfshijnë epilepsinë, shqetësime me kujtesën, vëmendjen dhe përqëndrimin, ndryshimin e humorit duke çuar në depresion.
DIAGNOZA
Diagnoza e kësaj hemorragjie në përgjithësi bazohet tek simptomat karakteristike, por konfirmohet përmes ekzamnimeve me mjete mjekësore.
Procedurat më të zakonshme diagnostifikuese janë:
TAC (tomografia apo skanimi i trurit): i realizuar pa kontrast, të jep mundësinë të shohësh gjakun që rrjedh në tru (pia mater ndjek anatominë e trurit duke e riveshur, për shembull duke ndjekur edhe brazdat. Ndryshe nga ai, araknoidi dhe pia mater ndahen kalojnë në formë urash. Kjo bën që në disa pika pia mater të ndahet nga araknoididuke krijuar vendet ku mblidhet gjaku)
Angiografia dhe angio-TAC: të jep mundësinë të identifikosh origjinën e hemorragjisë. Kjo bëhet përmes një katateri që vendoset në brendësi të një arterie dhe arrin në nivelin e rrethi cerebral ku është injektuar mediumi i kontrastit dhe në këtë pikë përfitohen imazhet radiografike.
Puntura lumbare (Rakicenteza): të jep mundësinë të evidentojë praninë e gjakut në lëngje. Pacienti pozicionohet në një krahë me shpinë të përkulur (pozicioni i fetusit), dhe shpohet në një hapësirë mes rruazës së katërt dhe të pestë të lumbarit (vertebrave të mesit). Pas procedurës pacienti duhet të qëndrojë në pozicionin në shpinë për disa orë dhe të pijë shumë ujë.
Afati i kohor i diagnozës ka një ndikim të veçantë dhe të rëndësishëm për prognozën.
KUJDESI DHE TRAJTIMI
Hemorragjia subaraknoidale është një urgjencë mjekësore që kërkon një ndihmë të menjëhershme të specializuar në spital, ku pacienti i nënshtrohet një pushimi të plotë. Terapitë antikoagulantë apo me antiagregues vendosen menjëherë, ndërsa trajtimi fillestar parashikon përdorimin e ilaçeve për lehtësimin e dhimbjes së kokës.
Trajtohen apo shmangen komplikimet e mundshme si tensioni i lartë arterioz nëse është shumë i lartë.
Në varësi të shkakut muynd mudn të vlerësohet një ndërhyrje kirurgjike apo procedurë radiologjike (thelbësore në rastet e këputjes së aneurizmës cerebrale)
Dhe në rastet më të lehta, shërimi mund të jetë një proces shumë i ngadaltë dhe frustues, gjatë të cilit është e zakonzhme të ketë probleme të lodhjes së shpejtë, dhimbjes së kokës dhe problemeve me gjumin./ MeMjekun.com