Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Uka në mbështetje të marshit të nxënësve: Vazhdoj ta them se shkolla jonë dëmton seriozisht shëndetin

Në mbështetje të marshit të nxënësve “S’po shkohet n’shkollë”!, ka dalë psikologu Fitim Uka, i cili përmes një postimi është deklaruar se shkolla dhe sistemi i tanishëm dëmton seriozisht shëndetin (në veçanti atë mendor), vret talentin dhe kreativitetin, shkatërron kuriozitetin e nxënësve dhe lëndon potencialin e tyre akademik.

“Si rezultat i kësaj qasje të mbrapshtë, ne renditemi ndër të parët për nga fundi në testin e PISA. Në vitin 2019, pata prezantuar në “Debat n’shilte” me titullin “Shkolla dëmton seriozisht shëndetin”, duke ofruar pasqyrën e mjerueshme të arsimit në vend. Hulumtime shkencore, evidencë, fakte dhe argumente ishin të pamjaftueshme për të ngritur alarmin në atë kohë”, thuhet më tutje në postim.

Ai po ashtu ka theksuar se secili nxënës i Republikës së Kosovës dhe student i institucioneve të arsimit të lartë meriton cilësi në arsim dhe që ky marsh duhet mbështetur.

Youtube

Arkiva

Kategoritë