Organizata jo fitimprurëse UNICEF Kosova përmes një njoftimi ka bërë të ditur se 117 edukatorë parashkollorë janë pajisur me njohuri dhe shkathtësi të duhura për zbatimin e metodave më të fundit për zhvillimin e fëmijërisë së hershme.
Sipas UNICEF këta edukator po ashtu janë trajnuar edhe për mënyrën se si duhet përdorur edhe platforma – http://edukimihershem.rks-gov.net për fëmijët e moshave 0-6 vjeç.
Ky trajnim është organizuar në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.