Ndryshimet në lëkurë janë shpesh një sinjal i hershëm se diçka serioze po ndodh “nën sipërfaqe”.
Rosacea është një sëmundje kronike inflamatore e lëkurës e karakterizuar nga skuqje e fytyrës që shpesh shkakton shqetësim dhe turp te pacienti.
Më së shpeshti prek gratë e moshës 30 deri në 50 vjeçare, me lëkurë të më të çeltë dhe lëkurë të ndjeshme. Vet shkaku është objekt debatesh të shumta, edhe në botën e mjekësisë funksionale, por ajo që është mjaft e qartë është se rosacea duhet parë si një çrregullim i të gjithë organizmit, jo vetëm i lëkurës.
Predispozita gjenetike është një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjes, por jo domosdo vendimtar – transmeton KosovaPress.
Ka prova në rritje që lidhin rosacenë me dysbiozën dhe infeksionet në sistemin tretës, çrregullimin e imunitetit dhe hormoneve (veçanërisht hormonet seksuale dhe hormonet tiroide).
Edhe pse vet shkaku i rosacesë është ende objekt debati, janë identifikuar një sërë shkaktarësh dietetikë dhe mjedisorë që, në terapi të suksesshme, duhet të identifikohen dhe eliminohen.
Për shkak të përbërësit inflamator të rosacesë dhe faktit që mostoleranca ushqimore nuk duhet të shfaqet vetëm në lëkurë, ndonjëherë është e nevojshme të kryhet një dietë eliminuese ose të bëhet një test i mostolerancës ushqimore për të zbuluar se cilat ushqime shkaktojnë një mbireagim të sistemit imunitar.
Ushqimet problematike duhet të eliminohen nga dieta, por duhet pasur kujdes që dieta të jetë ende e ekuilibruar.
Përveç nevojës për të eliminuar ushqimet që përkeqësojnë gjendjen, në luftën kundër rosacesë është e dëshirueshme të aplikohet një dietë anti-inflamatore. Një dietë mesdhetare ose vegjetariane që përfshin peshk dhe ushqim deti mund të jetë shumë e dobishme për të sëmurët.
Ndër të tjera, është e rëndësishme që në meny të gjeni rregullisht ushqime të pasura me zink, vitaminë A, antioksidues, fibra dhe acide omega-3 yndyrore.
Strategjitë e rëndësishme terapeutike përfshijnë balancimin e hormoneve të gjëndrave mbiveshkore, tiroide, hormonet seksuale, përmirësimi i funksionit të tretjes dhe mikrobiomës së zorrëve, reduktimi i shkaktarëve mjedisorë, si ekspozimi në diell dhe përforcimi i sistemit imunitar.