Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Të mirat dhe të metat e përdorimit të kripës në përditshmëri

Shumë nga ne mund ta teprojmë me krip në ushqimin që e konsumojmë, duke përdorur sasi të pa tolerueshme të kripës në gatimet që i hamë po thuajse çdo ditë. Kjo sasi e madhe e kripës mund të ndikoj në ngritjen e tensionit të gjakut dhe shkaktimin e problemeve serioze në shëndetit tonë. Mirëpo, ky udhëzues do të na ndihmoj që sadopak të dimë se si t’i ikim apo pse duhet t’i ikim sasisë së madhe të kripës në ushqim.

Disa produkte që ne konsumojmë vazhdimisht si p.sh: buka, drithërat, ushqimi i mëngjesit, preferohet që t’u hidhet shumë pak krip, kjo pasi që një sasi të kripës e gjejmë dhe në produktet shoqëruese. Një dietë që ka sasi të lartë të kripës ndihmon në zhvillimin e shpejt të tensionit të lartë të gjakut, problem ky që është mjaft serioz në vendin tonë. Hipertensioni shpesh nuk shfaqë ndonjë simptomë, por nëse ju keni hipertension dhe vazhdoni të konsumoni sasi të madhe të kripës keni më shumë gjasa për sëmundje të zemrës apo ndonjë infarkt. Por, nëse ulni përdorimin e sasisë së kripës kjo mund të ndikojë në uljen e tensionit të gjakut, me çka dhe mënjanoni sëmundjet e zemrës apo infarktin.

Ushqimet që përmbajnë kripë: Ka disa ushqime që kanë sasi të madhe të kripës, në shumicën e rasteve teprimi me krip vjen si shkak i konsumimit të dy apo më shumë produkteve të cilat përmbajnë krip, si p.sh: bukë + gjellë.

Ushqimet me sasi të lartë të kripës: Ka disa ushqime të cilat përmbajnë sasi të lartë të kripës, andaj mundohuni të ju shmangeni apo të i konsumoni me plan, disa nga këto ushqime janë: proshuta, djathi, mishi i tymosur, peshku me kripë, ullinjtë, turshia, salcë soje etj.

Sasia: Është vërtetuar që një i rritur brenda ditës tolerohet të marr më shumë se 6g kripë ( një lugë të çajit), ndërsa një fëmijë më pak se 6g krip brenda ditës. Këtë mund ta koordinojmë në ushqimin që përgatisim, gjithmonë është e arsyeshme të hidhet pak kripë të shijohet e nëse ka nevojë të shtohet prapë.

Shiko etiketat: Në çdo produkt që ju blini, i keni etiketat të cilat tregojnë edhe për sasinë e kripës që përmban produkti, në këtë mënyrë korrigjoni sasinë e kripës që hidhni në ushqim. Ushqim i cili përmban mbi 1.5g për 100g ( ose natrium 0.6g) mbështjellësi i të cilit është më ngjyrë të kuqe, tregon për sasi të lartë të kripës. Ndërkaq, 0.3g ose më pak në 100g ( ose natrium 0.1g), janë me ngjyrë jeshile që tregon për sasi të vogël të kripë dhe  0.3-1.5g për 100g, janë me ngjyrë portokalli që tregon për nivel mesatarë të kripës.

Sasia e kripës te fëmijët: Foshnjat deri në 1 vit, nuk duhet të konsumojnë më shumë se 1g kripë në ditë, pasi që veshka e tyre nuk arrin të përballoj më shumë. Nëse bebja ushqehet me qumësht gjiri apo artificial ai merr sasinë e duhur të kripës, andaj asnjëherë të mos shtohet sasi e kripës në ushqimet shtesë. Sasia e kripës që mund të konsumojnë fëmijët brenda ditës varet nga mosha e tyre: 1-3 vjet 2g në ditë (ose natrium 0.8g), 4-6 vjet 3g në ditë (ose natrium 1.2g), 7-10 vjet 5g në ditë (ose natrium 2g), mbi 11 vjet 6g në ditë ( ose natrium 2.4g). Nëse në fillim fëmija juaj është mësuar në sasi të vogla të kripës ai di të dalloj shijen e ushqimit, dhe njëherazi e përgatisni që kur të rritet të konsumoj sasi të vogël të kripës.

Shkruar nga: Dr. Dukagjin Zeqiraj

Youtube

Arkiva

Kategoritë