Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shqipëri, 42 të infektuar me COVID-19

42 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga virusi.

Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 1,228 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 18 të shëruar.

Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar gjithsej 270.626 raste shërimi nga COVID.

Aktualisht në Shqipëri janë 382 qytetarë të konfirmuar me COVID-19. 8 persona po marrin trajtim në spital, dhe asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 17 prill

Raste të reja ditore 42

Të shëruar në 24 orë 18

Të shtruar në spitale 8

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1,228

Youtube

Arkiva

Kategoritë