Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ministri Latifi i ka ofruar mbështetje shoqatës “Lidhja e Invalidëve, Viktimave Civile dhe të Zhdukurve në Kosovë”, me rastin e 14 prillit

Me rastin e shënimit të Ditës së të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ka vizituar sot shoqatën “Lidhja e Invalidëve, Viktimave Civile dhe të Zhdukurve në Kosovë”, ku u takua me përfaqësuesit e kësaj shoqate dhe me disa nga viktimat civile të luftës në Kosovë.

Ministri Latifi me këtë rast, ju ofroj mbështetje dhe përkrahje kësaj kategorie të shoqërisë, të cilat edhe tani po i vuajnë pasojat e luftës në Kosovë. Theks të veçantë iu dha trajtimit të tyre institucional, ku ministri Latifi, tha se institucioni që drejton ai, është i gatshëm të ndihmojë këtë kategori, sipas mundësive dhe nevojave.

Gjatë kësaj vizite, ministri Latifi, vizitoj edhe punëtorinë e kësaj kategorie të shoqërisë, të cilat më punë dore dhe aktivitete të ndryshme, sado pak zbusin dhimbjen që kanë dhe përfitojnë shuma simbolike me punën që bëjnë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë