24 lindje, nga to 7 me operacion, janë kryer në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në 24 orëshin e fundit, njofton Shërbimi Spitalor Klinikë dhe Universitar i Kosovës
Prej tyre, 16 foshnje i përkasin gjinisë femërore dhe 10 foshnje tjera i takojnë gjinisë mashkullore.
Ndërkaq, një nënë ka lindur binjakë, derisa, sipas raportit të punës, 10 gra shtatzëna janë bërë nëna për herë të parë.