Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ministri Latifi bashkë me Ambasadorin Kolly kanë vizituar QKMF-të në komunën e Lipjanit

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, bashkë me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Thomas Kolly, kanë vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë dhe Ambulancën e Mjekësisë Familjare në fshatin Kraishtë, komuna e Lipjanit, të cilat janë ndihmuar nga projekti AQH-Accessible Quality Healthcare, njofton Ministria e Shëndetësiisë.

Gjate vizitës në QKMF-në, në Fushë Kosovë, ministri Latifi ka falënderuar shtetin zviceran për ndihmën dhe bashkëpunimin në sektorin e shëndetësisë, sidomos në atë të sektorit primar, thuhet me tutje në njoftim.

Ndërkaq në anën tjetër, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, ka falënderuar të gjithë stafin qendrës të mjekësisë familjare, duke potencuar se është e rëndësishme të bëhet ndërlidhja e ngritjes së cilësisë së shërbimeve tek të trija nivelet e kujdesit shëndetësor.

Ndërsa, drejtori i Qendrës Kryesore Familjare të Fushë Kosovës, Dr. Osman Maxhera, ka thënë se kjo qendër ofron shërbime shëndetësore 24 orë, dhe se më trajnimet e ofruara përmes projektit të AQH-së është ndërruar edhe mënyra e të menduarit dhe e qasjes e stafit mjekësor karshi pacientëve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë