Shërbimi Spitalor Klinikë dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit të paktën 143 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
“Prej tyre, 31 janë trajtuar në Dhomën e Reanimimit ( Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), 27 kanë marrë shërbim mjekësore kirurgjike, kurse 35 të tjerë janë mjekuar në Dhomën e Shërbimit Internistik”, njofton ShSKUK.
Po ashtu, në raportin e punës janë regjistruar edhe 35 raste ortopedike dhe 7 raste, të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente trafiku.