Menaxhmenti i RTK-së, në mbledhjen e sotme, më datë 04.04.2022 ka miratuar kërkesën e Enver Bajrami, të parashtruar më 02.04.2022, për lirimin nga përgjegjësia e të autorizuarit për pozitën e kryeredaktorit në RTK3.
Në kërkesën e tij, Bajrami ka pranuar përgjegjësinë profesionale dhe morale pas publikimit të një lajmi të paverifikuar në edicionet e lajmeve, më datën 1 prill.
Menaxhmenti i RTK-së vlerëson punën dhe angazhimin e deritashëm të Bajrami ashtu sikurse reflektimin e tij profesional sa i përket këtij lëshimi editorial.
RTK-ja ka thënë se do të mbetet e përkushtuar për vendosjen e një standardi të ri të përgjegjësisë dhe llogaridhënies me qëllim të ngritjes së imazhit si Transmetues Publik./telegraf