Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Brahimaj: Operacioni i realizuar me procedurën e re Perceval, shkurton kohën e operacionit dhe ulë ndjeshëm komplikimet e mundëshme

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës është kryer me sukses një operacion i ndërlikuar, ky operacion për herë të parë është realizuar me procedurën e re të zëvendësimit të Valvulës Aortale, e quajtur Perceval.

Në një intervistë për RTK-në, Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë në ShSKUK, dr. Rifat Brahimaj ka shpjeguar më tutje procedurën e këtij operacioni dhe rolit të tij në organizëm.

“ Ky operacion ishte operacion në zemër të hapur për zëvendësimin e një valvule që quhet valvula ortale, ajo ndodhet në mes të zemrës dhe enës më të madhe të gjakut në organizëm dhe në rastet kur është e dëmtuar në formë të ngushtimit të kësaj valvule ose kur nuk mbyllet në mënyrë adekuate duhet të zëvendësohet me një protezë artificiale qoftë mekanine ose biologjike”, tha Brahimaj.

Sipas Brahimaj për herë të parë është duke u bërë zëvendësimi i valvulës me metodën Perceval e cila ndikon edhe në shkurtimin e kohës së operacionit.

“Deri më tani ne këto operacione i kemi realizuat në mënyrë klasike dhe për herë të parë javën e kaluar është realizuar zëvendësimi i kësaj valvule me anë të një metode të veçantë që quhet Persaval që do të thotë, valvula zëvendësohet me një valvule biologjike të kualitetit të lartë duke bërë një hapje minimale të enës së gjakut të aortës dhe duke shkurtuar dyfish kohën e operacionit”, njoftoi Brahimaj.

Po ashtu ai përmendi edhe disa nga përfitimet që kanë pacientët nga kjo procedurë e që është edhe zvogëlimi i komplikimeve të ndryshme.

Nga kjo pacientët kanë përfituar zëvendësimin e valvulës së dëmtuar me një valvule biologjike të kualitetit të lartë, shkurtimin e kohës së operacionit dhe në këtë mënyrë duke ulur në masë të ndjeshme komplikimet e mundëshme në operacionet e mëdha kardiokirurgjike”, tregoi Brahimaj

Në këtë klinikë brenda muajit kryhen 30 operacione tek pacientët me probleme të zemrës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë