Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë trajtuar qindra pacientë në tri ditët e fundit të javës së shkuar.
“Bazuar në të dhënat për datat 1, 2 dhe 3 prill 2022, aty kanë kërkuar trajtim mjekësor 560 qytetarë.Në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) kanë marrë shërbime mjekësore 126 pacientë.Te 113 persona janë kryer intervenime kirurgjike, ndërsa 179 të tjerë janë trajtuar si raste internistike.”, njofton ShSKUK.nD
Ndërkaq sipas ShSKUK, në Dhomën e Shërbimit Ortopedik, për tri ditë janë trajtuar 104 pacientë kurse si pasojë e aksidenteve në komunikacion, ndihmë mjekësore kanë kërkua, 35 person.