Agjëruesi nuk do të prish agjërimin e tij nëse bën diçka që e prish agjërimin në rrethana normale,
por nga harresa apo padija ose nga presioni, sepse Allahu i Plotfuqishëm thotë:”Zoti ynë, mos na dëno
nëse harrojmë osegabojmë!”(El-Bekare, 286)
Pra, kur agjëruesi ha ose pi nga harresa, agjërimi i tij nuk do të jetë i prishur për shkak se ai e bëri
nga harresa. Po ashtu, në qoftë ha ose pi duke besuar se dielli perëndoi apo që agimi nuk është
paraqitur ende nuk do të prish agjërimin për shkak se ai ishte në një gjendje të paditurisë.Dhe në qoftë
se e shpërlan gojën dhe i depërton uji në fytin e tij pa asnjë qëllim, nuk do të prishet agjërimi i tij, sepse
nuk e ka pasur për qëllim.
Në qoftë se agjëruesi përjeton ejakulim në gjumë, po ashtu, agjërimi i tij nuk do të jetë i prishur,
sepse nuk ka pasur mundësi zgjedhjeje.
Gjërat që e prishin agjërimin
Së pari:Marrëdhëniet intime, sepse kur agjëruesi bën marrëdhënienë ditën e muajit të Ramazanit
agjërimi i tij do të jetë i prishur dhe e ka për obligim që të vazhdojë agjërimin deri në fund të ditës, si dhe
pendimit tek Allahu xh.sh.,, duke i kërkuar falje dhe pendim për atë që kishte bërë.
Gjithashtu, është obligim për personin e tillë që të kompensojë atë ditë në të cilën kishte
marrëdhënie intime dhe pas asaj pason si obligim keffareti (kompensimi), e që është lirimi i robit, kështu
që nëse nuk është në mundësi të bëjë këtë atëherë do të agjërojë dy muaj rresht, dhe nëse nuk është
në gjendje të bëjë as këtë, atëherë duhet t’i ushqejë gjashtëdhjetë fukara-të varfër, me një ushqim ditor
me një sa’a.
Prandaj, detyrimi i myslimanëve të arsyeshme është ruajtja nga të gjitha rrethanat që mund të e
qojnë deri te veprimi i një akti të tillë.
Së dyti:Haja dhe pija e qëllimshme, pa marr parasysh se a është bërë përmes gojës apo hundës,
dhe ai që ha qëllimisht agjërimi i tij është i prishur, pa marr parasysh se ushqimi apo pija a janë të
6
dobishme ose të dëmshme, të tilla si duhani dhe nargjile, dhe personi i tillë duhet të kompensojë atë
ditë në të cilën e ka prishur agjërimin dhe të kërkojë falje te Zoti Fuqiplotë për mëkatin e bërë.
Së treti:Ejakulimi i spermës përmes onanizmit apo ngacmimeve me dashuri ose puthjes apo
përqafimit, etj. Personi i tillë duhet të veprojë sikurse kategoria e njerëzve e sipër përmendur – që kanë
ngrënë dhe pirë me plotë vetëdije dhe dëshirë.
Së katërti: Injeksionetë cilat kanë në përmbajtjen e tyre veti ushqyese e që janë zëvendësim për
ushqim,e sa i përket injeksioneve të rëndomta e të cilat nuk kanë veti ushqyese, të tilla nuk e prishin
agjërimin, pa marr parasysh se a merren në muskuj ose vena dhe pa marr parasysh se a ndjehet shija e
tyre në fyt apo jo.
Së pesti: Transfuzioni i gjakut si kur një njeri merr gjakderdhje e që atij në këmbim i jepet gjaku
tjetër nëpërmjet transfuzionit të gjakut.
Së gjashti: Gjaku i hajdit (menstruacioneve) dhe nifasit (lehonisë), për shkak se gjatëhajdit dhe
nifasit agjërimi ështëharam(i ndaluar) për një grua në gjendje të tillë.
Së shtati: Nxjerrja e gjakut me hixhame apo flebotomi ose dhurimi i gjakutose për të shpëtuar
pacientindhe në raste të ngjashme për shkak të fjalëve të Pejgamberits.a.v.s., i cili ka thënë: “E ka
prishur agjërimin haxhimi (ai i cili e bënë hixhamën) dhe mahxhumi (atij që i bëhet hixhama)”. (Hadithin
e shënuan Ahmedi, EbuDavudi, En-Nesaiu, dhehadithi është sahih- autentik)
Nëse gjaku del jashtë pa asnjë arsye, në raste si: gjakderdhje nga hunda ose si rezultat i nxjerrjes
së dhëmbit dhe të ngjashme, atëherë agjërimi nuk do të prishet.
Së teti: Vjella e qëllimshme, e vjella është zbrazje e ushqimit dhe pijes nga stomaku nëpërmjet
gojës dhe atë me qëllim. Por, në qoftë se njeriu nuk ka rrugëdalje tjetër përveç që të vjell, atëherë nuk
ka prishje të agjërimit, por me kusht që njeriu të mos ketë intervenim e që si shkak i asaj të vije deri te
vjellje, për shkak të fjalëve të Pejgamberits.a.v.s.,: ” Atë që e mbizotëron të vjellapërderisa është i
agjërueshëmnuk është e nevojshme për të kompensuar, e kush vetë shkakton vjellje le të bënë
kompensim”.(Hadithi është shënuan në të gjitha koleksionet e Suneneve, dhe Tirmidhiu e vlerëson si të
mirë, e disa të tjerë, si Albani, si autentik/të vërtetë).
Burimi: Muaji i Ramazanit, rregulla dhe dispozita