Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
222 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente gjatë 24 orëve të fundit

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë kërkuar ndihmë mjekësore 222 persona.

“58 pacientë kanë marrë shërbime mjekësore në Dhomën e Reanimimit (dhoma e kujdesit të avancuar emergjent), kurse 30 të tjerë janë trajtuar si raste kirurgjike.Në këtë hark kohor, në Dhomën e Shërbimit Internistik janë trajtuar 86 pacientë, ndërkaq.” thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas ShSKUK, janë ofruar edhe 40 shërbime ortopedike dhe 17 persona të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e aksidenteve në trafik.

Youtube

Arkiva

Kategoritë