Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Dy të vdekur dhe 32 raste të reja me coronavirus gjatë24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informon se nga 902 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.746.

Në total numri i rasteve aktive është 591.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.098 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.402 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.056 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë