Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
32 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 969 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.684.

Në total numri i rasteve aktive është 593.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 272 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.540 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.146 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 99.870 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë