Vaji esencial i arrës është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore Omega-3.
Ky vaj përmban një sasi të lartë të fitoushqyesve dhe është një burim i konsiderueshëm i fosforit, seleniumit, zinkut, magnezit, kalciumit dhe hekurit. Ai ofron një sasi thelbësore vitaminash B2, B1, B3 së bashku me niacinën dhe vitaminën E.
Vaji i arrës mund të konsumohet, edhe pse ai gjen më pak përdorim në gatim në krahasim me vajrat e tjerë. Ky vaj ka një aromë dhe shije delikate dhe një ngjyrë të çelët.
Vlerat ushqimore
Në një racion prej 220 gramësh (ose një gotë) të vajit të arrave do të përfitoni 218 gramë yndyra totale, 32.7 mg vitaminë K, 0.87 mg vitaminë E dhe 0.9 mg kolinë.
Duke qenë se vaji i arrës është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore Omega-3, ai është mjaft i dobishëm në përdorimet estetike dhe ato mjekësore.
Vaji i arrës përmirëson qarkullimin e gjakut, duke luftuar bakteret, mykun, inflamacionin, plakjen, duke përmirësuar tonalitetin e lëkurës dhe rigjeneruar atë.
1. Trajtimet kundër stresit
Arrat dhe vaji i tyre i vijnë në ndihmë organizmit duke luftuar stresin.
Ky vaj përmban yndyra polio të pangopura që ndihmojnë në kontrollimin e tensionit të gjakut. Studimet kanë treguar që acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe inflamacionit në përgjithësi.
Vaji i arrës ka gjithashtu aftësinë të ulë tensionin e gjakut gjatë goditjeve të stresit.
2. Shëndeti kardiovaskular
Vaji i arrës ndihmon në uljen e rreziqeve të shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, pikërisht falë aftësisë për uljen e kolesterolit.
Ky vaj ndihmon organizmin duke eliminuar kolesterolin e keq nga organizmi.
Studimet thonë që vaji i arrës ndihmon në ruajtjen e funksioneve të enëve të gjakut dhe shëndetit të qelizave që garantojnë shëndetin kardiovaskular.
3. Në ndihmë kundër alergjive
Nëse femrat shtatzënë marrin vajin e arrave në formën e një suplementi, atëherë fëmijët e tyre do të jenë më pak të rrezikuar nga alergjitë. Studimet klinike thonë se vaji i arrës zhvillon dhe forcon shpejt sistemin imunitar. Rrjedhimisht funksionet imunitare tek foshnja do të jenë më të forta dhe rreziqet e shfaqjes së alergjive, më të ulëta.
Studimet klinike thonë se konsumimi i rregullt i vajrave të pasur me Omega-3 ndihmon në uljen e shanseve të shfaqjes së sklerozës me 60 për qind, në krahasim me ata që nuk konsumojnë këto vajra rregullisht. Gjithsesi studimet për këtë çështje vazhdojnë akoma.
Si të përgatisni vajin e arrës në kushtet e shtëpisë
Blini dy deri në tre kilogramë arra, të freskëta, të thata dhe të paqëruara.
Nëse është e mundur mblidhini vetë nga pema kur janë akoma të njoma dhe thajini. Qërojini arrat dhe vendosini në një enë të pastër. Më pas shtypini dhe grijini hollë, deri sa të bëhen pluhur.
Në një tenxhere, hidhni pluhurin e arrave, shtoni pak ujë dhe vendoseni në zjarr.
Përziejini vazhdimisht për 30 minuta deri sa të bëhet qull. Shtrydhja duhet bërë manualisht me një napë ose nëpërmjet një aparature të posaçme e njëjtë me ato të grirjes së mishit, por që ka funksion të veçantë për nxjerrjen e vajit.
Në të dyja rastet, masa e përftuar nga zierja e arrave duhet shtrydhur dhe me sasinë që përmendëm do të nxirrni deri në 1 litër vaj arrash.
Sasia e përftuar varet nga cilësia e arrave. Gjëja e fundit që ju nevojitet të bëni është të filtroni vajin
Merrni sërish një napë dhe hidheni vajin të kullojë në një enë të pastër. Hidheni vajin në enë të vogla qelqi me ngjyrë të errët. Përdorni etiketa ku të shkruani datën e presimit të vajit. Mbani vajin në frigorifer për deri në 2-3 muaj.