Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Të mirat që vijnë nga konsumimi i verës

Me siguri që keni dëgjuar që për të qenë të shëndetshëm, duhet konsumuar një gotë verë në ditë. Vera në vetvete paraqet një elegancë dhe pije që duhet shoqëruar me muzikë e shoqëri të mirë.

Vera është pija që në çdo festë gjendet në tavolinë, e është e vetmja pije alkoolike prej të cilës ka përfitime shëndetësore.

Më poshtë ne do t’ua rendisim disa të mira që vijnë nga vera që do iu befasojnë:

Vera është antioksidues – Në një luftë të përditshme për luftimin e radikaleve të lira që shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore si kanceri, vera është ‘luftëtari’ i duhur. Vera (sidomos e bardha), është e mbushur me antioksidantë që sulmojnë radikalët e lira që janë përreth. 

Rritë imunitetin – Nëse pini një gotë verë në ditë, atëherë do rrisni sistemin tuaj imunitar.  Konsumi i moderuar i verës mund të shmangë  infeksionet dhe të mbajë sistemin tuaj imunitar në kontroll.

Zvogëlon mundësinë që të keni sulm në zemër – Vera mundëson që të parandalojë mpiksjen e gjakut  pasi vepron si një hollues natyral i gjakut. Vera e kuqe në veçanti përmban fenole që ka të njëjtin veprim si aspirina. Një studim i kryer nga Universiteti i Mjekësisë John Hopkins, u kuptua që një përbërës që gjendet në lëkurën e rrushit të kuq, vepron si mbrojtës ndaj sulmeve kur shndërrohet në verë.

Ulë nivelin e koolesterolit –  Për arsye që përbërësit që ka vera ndihmojnë që të mos përjetoni sulm kardiak,   të njëjtit veprojnë edhe për ta eleminuar kolesterolin e keq.

Zvogëlon mundësinë të prekeni nga kanceri – në luftën kundër sëmundjeve malinje, vera është në anën tuaj.

Përveç këtyre të mirave konsumi i moderuar i verës, ka edhe përfitime të tjera si: zgjatë jetën, ulë mundësinë e prekjes nga diabeti, redukton mundësinë e prekjes nga sëmundjet e zemrës etj.

Për të gjetur verën e duhur në Kosovë, atë mund ta bëni tek Sirus Wine. Aty gjenden mbi 130 lloje të ndryshme të ‘Verërave dhe Distilateve’ nga regjione të shteteve të ndryshme. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë