Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Deçan, babai ther me thikë vajzën e tij 22 vjeçare

Një baba ka therur me thikë vajzën e tij mbrëmë në fshatin Prapaqan të Deçanit.

Vajza është e moshës 22 vjeç, ndërsa rasti ka ndodhur rreth orës 21:15.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për Telegrafin se viktima është duke u trajtuar në spital.

“Mbrëmë rreth orës 21:15 min policia është njoftuar për një incident në fshatin Prapaqan. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka taku viktimën të cilën menjëherë e ka dërguar në QKMF për trajtim mjekësor. Viktima ishte sulmuar pas një mosmarrëveshje nga babai me një mjet të mprehtë-thikë”, tha ai.

Gashi bëri të ditur se mjeti që dyshohet që është përdorë është sekuestruar.

“I dyshuari është arrestuar. Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, potencoi ai. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë