Gjatë ditës së sotme janë publikuar rezultatet e testit me shkrim të gjashtë kandidatëve për drejtorë në klinikat e QKUK.
Testin në fjalë e kanë kaluar disa kandidatë, ndërsa ka pasur edhe prej atyre që nuk i kanë pasur pikët e mjaftueshme.
Në Klinikën e Radiologjisë më së shumti pikë mori kandidatja Shkëndije Nuza me gjithsej 64.5 sosh, për dallim nga Bujar Gjikolli i cili mbeti i dyti me 20 pikë më pak ose 44.5 sosh.
Ndërkaq kandidatët Naser Gjonbalaj, Serbeze Kabashi dhe Agim Bregaj munguan në test.
Në Klinikën e Onkologjisë më së shumti pikë fitoi kandidati Ardian Millaku. Ai doli i pari me 68.5 pikë, e dyta rezultoi Vildane Goga-Çmega me 52.5 ndërsa Ilir Kurtishi me 50 pikë.
Në Kirurgjinë e Fëmijëve kandidati Ardian Shefkiu mori 65 pikë, ndërsa Hysni Jashari mbeti i dyti me 42 sosh. Isber Ademaj dhe Kujtim Ukëperaj munguan në test.
Në Klinikën e ORL-së Arsim Behramaj ishte i vetmi kandidat që iu nënshtrua testit ku mori 35 pikë, ndërsa Abdurrahman Zogaj dhe Xhevdet Latifi munguan.
Në Klinikën e Neurologjisë poashtu ishte vetëm një kandidat. Edmond Komoni mori 63 pikë, derisa Adnan Biqku, Rushit Jashari dhe Valbona Spanca nuk morën pjesë në test.
Në Psikiatri testit iu nënshtruan Faton Kutllovci dhe Samire Braha. I pari doli Kutllovci me 54.5 pikë, ndërsa Braha me 38 sosh. Adelina Prona ka abstenuar nga testi, ndërsa Muhamet Karameta ka munguar.
Kandidatët që kanë kaluar testin pritet t’i nënshtrohen intervistës me gojë. /Gazeta Shneta/