Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr.Rukije Mehmeti : Infrastruktura në spitalet e Kosovës nuk është e mjaftueshme për trajtimin e sëmundjes së tuberkulozit

Shkruar nga: Albina Selmanaj

Kosova numëron 474 pacientë të sëmurë me tuberkuloz, krahasuar me vitin 2019 numri i të sëmurëve është zvogëluar për 33%. Duke krahasuar këtë situatë me periudhën e pasluftës kur numri i rasteve ka qenë 1764, infektimi me këtë sëmundje ka rënë dukshëm.

Pulmologia, Rukije Mehmeti në një intervistë për Familjajonë tha se në Kosovë fatkeqësisht infrastruktura në spitalet e Kosovës nuk është e mjaftueshme.

“Fatkeqësisht infrastruktura në asnjë spital të Kosovës nuk është e kënaqshme, resurset humane mungojnë sepse numër i madh i mjekëve pensionohet dhe ata nuk po zëvendësohen”, tha Mehmeti.

Ndërkaq, sa i përket mundësive të trajtimit të kësaj sëmundje, Mehmeti tregoi se shërbimet në spitalet e Kosovës ofrohen falas.

“Barna për tuberkuloz ka vazhdimisht. Kjo ka ndikuar që kjo sëmundje në masë të madhe të luftohet. Ne Kosovë ka mundësi trajtimi dhe diagnostikimi ,trajtimi është falas”, tregoi Mehmeti.

Sipas dr. Mehmeti gjina më e prekur nga sëmundja e tuberkulozit janë meshkujt, ndërsa moshat më të rrezikuara janë moshat e reja.

“Me tepër janë te prekur meshkujt sepse ata kanë kontakte më shumë se femrat dhe mundësia për t’u sëmure është më e madhe. Tuberkulozi trajtohet, barna ka, por duhet me kohë me u lajmërua te mjeku. Nuk është turp me qenë i sëmure, turp është mos me u mjeku. Moshat e reja janë më të prekura, sidomos fëmijët, mandej të sëmuret kronik, diabetiket, ata me sëmundje malinje, të sëmuret me HIV/aids dhe te moshuarit”, shpjegoi Mehmeti.

TB mbetet një nga vrasësit infektivë më vdekjeprurës në botë. Çdo ditë, mbi 4,100 njerëz humbasin jetën nga Tuberkulozi dhe afër 28,000 njerëz sëmuren nga kjo sëmundje qe ne fakt është e parandalueshme dhe e shërueshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë