Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se nga rënia e dronit në lagjen Bair nuk ka pësuar ndonjë person.
Hamza në një prononcim për Telegrafin, nuk u deklarua rreth asaj se kujt i përket ky dron, duke shtuar se me këtë çështje merren organet përgjegjëse.
“Droni ka rënë sot. Në bazë të informative nuk ka persona të lënduar e as dëme material. Detajet do të jepen nga organet përgjegjëse”, theksoi ai.
Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por që deri në publikim të lajmit nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.
Ndryshe, një dron sot i madhësisë rreth tri metra ka rënë në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair të Mitrovicës.
Banorët e shtëpisë kanë deklaruar se droni fillimisht ka goditur ballkonin, pastaj ka rënë në tokë.
Droni më pas është larguar nga Policia e Kosovës. /Telegrafi