Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Faktorët që ndikojnë në rritjen e fertilitetit te meshkujt

Infertiliteti është një nga problemet kryesore me të cilat ndeshen çiftet e reja. Edhe pse shkaku shpesh kërkohet tek femrat, infertiliteti mashkullor është përgjegjës në të paktën gjysmën e rasteve. 

Cili është shkaku i infertilitetit mashkullor?

Për fat të keq shumë  pak dihet për shkaqet e infertilitetit mashkullor te meshkujt e shëndetshëm se sa te infertiliteti femëror. Shkaku mund të lidhet gjenetikisht me gjenin NR5A1, i cili besohet të jetë përgjegjës për cilësinë e farës. Nga ana tjetër, hulumtimet tregojnë se mënyra e jetesës, puna në zyrë, stresi kronik etj përkeqësojnë cilësinë e spermës dhe po ashtu rrisin rrezikun e kancerit të testikujve dhe prostatës. Pesha dhe shpërndarja e yndyrës ndikojnë drejtpërdrejt në fertilitet, ndërkaq aktiviteti fizik përveç humbjes së peshës, përmirëson edhe fertilitetin. Fertiliteti ndikohet edhe te trupi me pak kilogramë.

Kini kujdes me alkoolin

Fertiliteti dhe alkooli i tepërt nuk shkojnë mirë bashkë, kështu që nëse dëshironi fëmijë, qëndroni të paktën 3 muaj pa alkool ose maksimumi pini një gotë në ditë.

Duhanpirja

Edhe pse cigarja nuk ndikon drejtpërdrejt në numrin e spermatozoideve,ndikon në ADN-në e spermatozoideve dhe është një nga arsyet kryesore e infertilitetit. Nëse dëshironi fëmijë kërkohet minimumi 3 muaj pa cigare.

Dushi

Rekomandohet të bëni dush edhe me ujë të ftohë në fund. Gjatë një studimi për infertilitetin mashkullor, 45% e meshkujve u vërtetua se përmirësojnë fertilitetin pas 6 muajve dush me ujë të ftohtë në fund.

Reduktoni stresin

Stresi ndikon jo vetëm në fertilitet, por edhe në impotencë. Bëni aktivitet fizik, është mënyra më e mirë dhe më e lirë për të reduktuar stresin, nisni meditimin, gjeni kohë për veten gjatë ditës dhe bëni diçka që ju relakson.

Reduktoni kafenë dhe pijet me kafeinë

Më e mira do të ishte që t’i  ndaloni të paktën për  2-3 muaj.

Mos e teproni me bukën integrale

Buka integrale përmban disa përbërës që pengojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë përthithjen e zinkut, minerali më i rëndësishëm për fertilitetin mashkullor.

Pini çaj jeshil

Përmirëson fertilitetin, rrit energjinë dhe përmirëson shëndetin tek meshkujt.

Mos konsumoni ushqime të gatshme

Nëse keni mundësi sa më shumë fruta dhe zarzavate. Mos blini ushqime të mbështjella me plastikë. Pini ujë nga shishe qelqi dhe jo nga shishja plastike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë