Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A është vërtet e mirë pirja e ujit të vakët me limon në mëngjes?

Mund të keni dëgjuar me mijëra herë se pirja e ujit me limon është e mirë për shëndetin tuaj.

Dhe në fakt shtrydhja e gjysmë limoni në pak ujë të ngrohtë është një zakon i shëndetshëm, i cili mund të sjellë përfitime të llojeve të ndryshme. Nëse ideja e ujit të nxehtë ju tmerron, lexoni benefitet që ka në shëndetin tuaj dhe me siguri do ta bëni pjesë të mëngjeseve tuaja.

1. Ujë dhe limon për humbje peshe?
Legjendë apo e vërtetë? Me siguri keni dëgjuar se pirja e ujit me limon ju bën të humbni peshë, dhe në fakt ka diçka të vërtetë aty. Falë përmbajtjes së lartë të fibrave të pektinës, lëngu i limonit ju largon ndjesinë e urisë, veçanërisht kur dëshiron ushqime të pashëndetshme. Sipas një studimi të publikuar në ‘Journal of the American College of Nutrition’, njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm vitaminë C (dhe limoni ka shumë nga kjo vitaminë) janë të prirur të shtojnë në peshë, ndryshe nga ata që e konsumojnë shumë. Vitamina C ndihmon në djegien e më shumë yndyrave gjatë aktivitetit të rregullt fizik, i cili mund të përfshijë vetëm ecjen ose lëvizjen në jetën e përditshme.

2. Detoksikues
Limoni ka një efekt detoksifikues, ose thënë ndryshe pastrues sepse arrin të nxjerrë jashtë toksinat e trupit, duke i tërhequr ato si të ishte një katalizator. Në këtë mënyrë përmirëson funksionin e enzimës, duke stimuluar mëlçinë të kryejë funksionin e saj “pastrues” të organizmit.

3. Redukton inflamacionin
Nëse pini rregullisht ujë të vakët dhe limon, do të ulni aciditetin e trupit, gjendje përgjegjëse për inflamacionin. Limoni ndihmon në eliminimin e acidit urik në kyçe, i cili është shkaku kryesor i inflamacionit në trup.

4. Forconi sistemin imunitar
Limoni është shumë i pasur me vitaminë C, e cila njihet për fuqizimin e sistemit imunitar, një efekt i dobishëm kur jeni shumë të stresuar, pasi stresi konsumon rezervat e vitaminës C. Ndihmon shumë kundër infeksioneve virale që prekin sistemin e frymëmarrjes dhe përmirëson proceset e shërimit të të gjitha indeve, veçanërisht të atij epitelial.

5. Ndihmon për tretje
Lëngu i limonit jo vetëm që përmirëson tretjen duke ndihmuar në largimin e toksinave nga trakti tretës, por ndihmon në lehtësimin e simptomave të dispepsisë si urthi, era dhe fryrja.

6. E mban lëkurën të bukur
Antioksidantët që përmban lëngu i limonit kanë një veprim kundër plakjes në lëkurën e fytyrës dhe trupit. Luftojnë radikalet e lira, përgjegjëse për plakjen e parakohshme (njollat, rrudhat, etj.); ato stimulojnë prodhimin e kolagjenit, i cili i mban indet elastike dhe i jep një pamje të shëndetshme lëkurës.

7. Ndikon pozitivisht në shëndetin e mishrave të dhëmbëve
Shpesh mishrat e dhëmbëve të inflamuar dhe të gjakosur mund të shkaktohen nga mungesa e vitaminës C. Por mos harroni të lani dhëmbët pasi të keni pirë ujë me limon (mbase pas mëngjesit), pasi acidi citrik mund të gërryejë smaltin e dhëmbëve.

8. Uji dhe limoni si burim kaliumi
Falë përmbajtjes së lartë të kaliumit limoni ndihmon në ruajtjen efikase të të gjithë organizmit. Mungesa e kaliumit çon në dhimbje muskulore dhe si pasojë atrofi, depresion dhe pagjumësi, dhimbje kockash dhe kyçesh, lodhje, rraskapitje, kapsllëk, çrregullime nervore dhe probleme të zemrës.

9. Ju jep energji
Kur përthithet nga trupi, lëngu i limonit rimbush trupin me energji dhe ndihmon në reduktimin e ankthit dhe depresionit. Aroma dhe ngjyra e limonit ka efekt qetësues edhe në sistemin nervor.

10. Uji me limon: efektet anësore dhe rreziqet
Nëse pirja e ujit të vakët dhe limonit në mëngjes sjell 9 përfitime shumë të vlefshme , duhet të kemi parasysh se mund të ketë edhe një efekte anësore të bezdisshme . Në rastin e abuzimit, mund të shkaktojë urth dhe në raste ekstreme të shkaktojë të përziera.

Pra, në çfarë përfundimi mund të arrijmë? Më e rëndësishmja, si në çdo gjë në jetë, duhet të mos e teproni dhe t’u vini re reagimeve të trupit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë