Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Byrek me djathë me dy lloje mielli

Nuk kemi provuar kurrë një byrek kaq të shijshëm! Provojeni dhe ndajeni

Përbërësit:

– 1 filxhan miell gruri,
– 3 filxhanë miell misri,
– 3 gota qumësht të freskët,
– 1 filxhan vaj,
– 1 qeskë pluhur për pjekurina,
– 1 lugë e vogël kripë.

Për mbushjen:

– 200 g djathë,
– 1 kokërr vezë,
– ½ tufe kopër,
– 10 tufa bishta të qepëve të reja,
– ½ tufe majdanoz.

Përgatitja:

Bëjmë bashkë miellin me pluhurin për pjekje dhe i derdhim në një enë, shtojmë vajin, kripën dhe qumështin dhe e ngjeshim brumin.

E ndajmë në dy pjesë. Një pjesë e zhvillojmë në një enë pjekjeje të lyer me yndyrë.

Thërrmojmë djathin në copa të vogla dhe shtojmë qepën e grirë hollë, koprën dhe majdanozin.

Përhapeni masën në mënyrë të barabartë mbi kore dhe mbulojeni me një kore tjetër byreku.

E lyejmë me vezën e fërguar sipër.

Byrekun e pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 30 minuta.

Ju bëftë mirë!

Youtube

Arkiva

Kategoritë