Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Zgjidhen drejtorët për spitalet e Mitrovicës, Vushtrrisë, Gjilanit dhe Pejës

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i ka shpallur rezultatet përfundimtare për drejtorë në katër spitale të përgjitshme.

Në Spitalin e Mitrovicës është përzgjedhur drejtoreshë Luljeta Zhubi me 73.9 pikë. Ajo ka lënë prapa me vetëm 0.8 pikë kundërkandidatin Leonard Muja i cili ka fituar 73.1 pikë. Ndërkaq kandidatja tjetër Sanije Sekiraqa ka dal e treta me 67.6 pikë.

Ndërkaq në Spitalin e Vushtrrisë është përzgjedhur Shefkije Shatri e cila ka dal fituese me 77.7 pikë.

Edhe Zhubi e Shatri kanë qenë në pozitën e ushtrueses së detyrës deri më tani.

Në Spitalin e Gjilanit është përzgjedhur drejtor Arsim Emini, i cili deri më tani ka qenë në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit. Emini ka dal i pari me 79.8 pikë, shkruan Gazeta Shneta.

Për këtë pozitë kanë qenë edhe pesë kandidatë të tjerë: Gëzim Shala me 57.3 pikë, Mirvete Kurteshi me 70.8 pikë, Milaim Kasumi 59.8 pikë, Besim Maliqi 70.3 pikë dhe Halil Ajvazi 69.6 pikë.

Në Spitalin e Pejës drejtor është zgjedhur kandidati Fazli Shala me 72 pikë. Dy kundërkandidatë të tij kanë qenë Shkelzen Elezaj i cili ka fituar 69.2 pikë dhe Besnik Ibraj me 67.2 pikë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë