56 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Këto rezultate dolën pas testimit të 1 mijë e 142 mostrave me metodën RT-PCR.
Në raportin 24-orësh gjithashtu bëhet e ditur se janë shëruar 32 persona, ndërsa janë vaksinuar 319 të tjerë.
Brenda një dite nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Numri i rasteve aktive është 668. /familjajone