Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Keni gazra vazhdimisht? Ja cilat ushqime duhet t’i konsumoni

Fryrja e barkut mund të mos jetë një problem shëndetësor i mirëfilltë, por është aq shqetësues, sa vajzat e gratë të mos lëmë gjë pa provuar që të mund t’u lehtësojë. Ekzistojnë dy lloje të ndryshme fryrjesh: ajo nga gazrat dhe ajo nga mbajtja e tepërt e ujit. Ngrënia e ushqimeve të caktuara, si bishtajoret, bulme,ti perimet si brokoli ose lulelakra, ose ushqimet e yndyrshme mund të shkaktojnë gazra, ndërkohë ndryshimet hormonale gjatë ciklit tuaj menstrual, dehidratimi ose ngrënia e ushqimeve shumë  të kripura mund të shkaktojnë fryrje barku nga mbajtja e ujit. Më poshtë gjeni listën e ushqimeve që ndihmojnë aparatin tretës të mirëfunksionojë.

Xhinxheri është një nga ilaçet më të vjetra bimorë. Vvetitë antiinflamatore e bëjnë atë ideal për lehtësimin e simptomave të fryrjes dhe shqetësimeve të traktit intestinal.  Xhinxheri përmban një enzimë tretëse të quajtur zingibain, e cila ndihmon trupin të shpërbëjë proteinat e  gjithashtu ka një efekt relaksues në zorrë, duke zvogëluar inflamacionin.

Kaliumi është arsyeja kryesore pse bananet janë një frut i mirë për t’u ngrënë kur keni fryrje barku. Një nga arsyet pse trupi juaj mban ujë lidhet me sasinë e lartë të konsumit të natriumit. Ushqimet e pasura me kalium ndihmojnë në nxjerrjen jashtë të natriumit dhe ujit.

Lëngu i limonit është shumë i ngjashëm në aciditet me lëngjet tretëse të stomakut, kështu që mund të ndihmojë në lehtësimin e fryrjes dhe simptomave të tjera . Lëngu i limonit do të përshpejtojë lëvizjen e zorrëve.

Panxhari është një tjetër perime e pasur me kalium, mineral i cili mund të ndihmojë në kundërveprimin e natriumit në trupin tua. Një filxhan panxhar ka më shumë kalium, fibra dhe proteina sesa një banane e mesme. Plus, ka më pak kalori.

Youtube

Arkiva

Kategoritë