Një person ka vdekur dhe 22 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Nga 765 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar pozitivë 11 qytetarë në Tiranë, 3 Gramsh, 2 Libohovë, 1 në Kukës, Mirditë, Fier, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 662 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268.563.
Që nga shpërthimi i pandemisë, në Shqipëri janë konfirmuar 272.711 raste pozitive, 268.563 janë shëruar, 662 janë aktive, ndërsa 3.486 pacientë kanë humbur jetën.