Nëse gjëja e parë që bëni sapo teshtini është të hapni Google-in me siguri ju ka ndodhur të ngatërroheni më keq. Të gjithë mund të jemi tmerruar nga rezultatet ~e frikshme~ që lexoni në internet pasi kërkoni simptomat tuaja, por na lini t’ju themi se e keni vetë fajin. Jeni duke kërkuar gabim!
Studimet thonë se 90% e pacientëve para se të flasin me mjekun e tyre kërkojnë në Google simptomat për të mësuar më shumë. Që një informacion i cunguar të mos krijojë panik dhe shqetësim, mësoni si duhet të kërkoni atëherë kur ndjeni se ka diçka që s’shkon me shëndetin tuaj.
1. Niseni kërkimin me faqe të certifikuara dhe serioze që lidhen me shëndetin. Faqet zyrtare të universiteteve mjekësore apo të spitaleve do t’ju ndihmonin shumë.
2. Verifikoni studimet që po lexoni. Sa të vjetra janë? Sa i limituar është informacioni dhe kush a përkon me studimet e kohëve të fundit? Vetëm duke krahasuar disa rezultate mund të kuptoni më shumë.
3. Nëse stresohesh gjithnjë e më shumë gjatë kohës që kërkon për simptomat e tua në Google, lëre fare. Takimi me një profesionist është zgjidhja më e mirë për ty.
4. Artikujt të cilët i klasifikoni si më të besueshëm, ruajini diku dhe diskutojini më vonë me njerëz të fushës. Mund të arrini në përfundime të tjera.
5. Në rast dyshimi, flisni me një mjek. Asnjë kërkim në internet nuk e zëvendëson takimin ballë për ballë me një profesionist. Për të marrë përgjigjet që ju mundojnë, takimi me të është opsioni më i sigurtë.