Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Helicobacter pylori, shkaktari kryesor i inflamacionit të stomakut

Helicobacter pylori shkakton 70% të të gjitha ulcerave të stomakut dhe 90% të ulcerave të duodenit. Edhe në krijimin e kancerit të stomakut ky bakter ka pjesën e tij.

Bakteri i fuqishëm hyn në qelizat e mukozës së stomakut, nga ku sistemi imun reagon me një inflamacion.

Sidoqoftë, pjesa më e madhe e të infektuarve nuk kanë ankesa. Dhe vetëm 10% zhvillojnë ulcerë stomaku, e cila mund të shprehet me dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, të cilat janë shumë të forta sidomos natën apo në mëngjes me stomakun bosh.

Por shpesh këto simptoma mungojnë, transmeton Telegrafi.

Medikamentet të shoqëruar me një antiacid mund ta luftojnë me sukses bakterin. Pas terapisë, mukoza e stomakut rimodelohet mirë dhe dëmet riparohen.

Shkaku i dytë kryesor për inflamimet kronike të mukozës dhe për ulcerën gastrike janë medikamentet antiinflamatore josteroid (NSAID) si Diclofenac apo Ibuprofen.

Pacientët që vuajnë nga reumatizma, të cilët mjekohen me medikamente të këtij grupi, rrezikohen në mënyrë të veçantë dhe kanë nevojë për një terapi shoqëruese mbrojtëse për stomakun.

Ndonëse H.pilori është shkaktari më i shpeshtë i ulcerave, jo të gjithë pacientët me ulcerë infektohen.

Disa medikamente si ibuprofen, aspirina, plavix mund të shkaktojnë ulcerë peptike.

Trajtimi i efektshëm është me medikamente bllokues të pompës proteinike të cilët frenojnë prodhimin e aciditetit të stomakut.

Mbi 50% e pacientëve kanë efekte anësore gjatë marrjes së mjekimit për Helicobacter. Zakonisht këto efekte janë të lehta dhe më pak se 10% e pacientëve ndalojnë mjekimin prej efekteve anësore të forta. Për ata që kanë efekte anësore prej mjekimit mund të bëhen ndryshime në doza ose në kohën e marrjes së mjekimit.

Trajtimi i Helicobacterit ndihmon në shërimin me sukses të ulcerës, parandalon ripërtëritjen e saj dhe redukton riskun për komplikime siç është hemorragjia.

Youtube

Arkiva

Kategoritë