Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 709.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.042, ndërkaq në 24 orët e fundit janë dhënë 148 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, deri më sot janë vaksinuar me dozën e dytë 818.331 qytetarë.
Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.696 doza të vaksinës.