Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas vrasjes së gazetarit amerikan Brent Renaud nga forcat ruse në qytetin Irpin të Ukrainës.
AGK ka thënë se mbështet të gjithë gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët që po raportojnë nga zona e konfliktit Ukrainë-Rusi.
“Brent Renaud – korrespodenti i New York Times është vrarë sot nga forcat ruse në Irpin afër Kievit. Teksa, raportohet se ka mbetur i plagosur një gazetar tjetër.
Sipas zyrtarëve ukrainas, forcat ruse kanë qëlluar me armë makinën ku gjendeshin gazetarët ndërkombëtarë.
AGK-ja mbështet kolegët tanë, gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë të të gjitha shteteve, të cilët po raportojnë nga zona e konfliktit Ukrainë – Rusi”, thuhet në reagimin e AGK.